I buzëqeshur dhe me varse floriri/ Publikon një tjetër foto të 42-vjeçarit që plagosi efektivin

by editor

Mbrëmjen e sotme (20 shtator) një efektiv i forcave “Shqiponja” u plagos me armë zjarri nga një 42-vjeçar, i cili ishte në ndjekje nga policia.

Advertisements

I plagosur mbeti Edlir Alleshi, i cili ishte në krye të detyrës kur gjatë ndjekjes së 42-vjeçarit, ky i fundit hapi zjarr duke lënë të plagosur policin
Autori është shtetasi Klerent Bozhanaj, të cilin policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij.

Advertisements

Në një foto të autorit që policia e ka bërë publike, Bozhanaj shfaqet i buzëqeshur me varse floriri dhe syze në qafë.

Po ashtu, policia ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këto që jep informacion të saktë për kapjen e autorit. Ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm pasi personi vazhdon të jetë i armatosur.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A.

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

You may also like