I dashuruar?! Ja se çfarë mendon Xheneta për raportin e Gjestit me Eglin…

E ftuar në studion e “Fan Club” ka qenë ish banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta. Ndër të tjera moderatorja Heidi e ka pyetur për simbolikat e fundit që ka përdorur Gjesti si varësja, buzëkuqi, thënia si çupëza ime.

Advertisements

Heidi: A janë të dëgjuara nga ty këto?

Advertisements

Xheneta: Nuk kanë të bëjnë me mua, nuk i kam degjuar kurrë nga goja e tij. Sa i përket varëses me ka thënë që është nga tezja dhe njëherë tjetër më tha e kam nga ex-i. Unë nuk e gjej veten në atë tekst.

Heidi: A mendon se Gjesti është i dashuruar me Eglin?

Xheneta: Jo, nuk e mendoj. Ka ndjenja akoma për ish të dashurën e tij. Nuk mendoj se është i dashuruar as me mua dhe as me Eglin por te personi që ka pasur përpara meje. I kisha sugjeruar të fokusohej më shumë në lojë, mos përdoren më dy femra. Më është kthyer në bezdi kjo Xheneta-Egli-Gjesti.