I dehur në timon dhe shkaktoi aksident, arrestohet polici 48-vjeçar

by editor

Një tjetër efektiv i policisë është vënë në prangat e agjentëve të AMP-së, për shpërdorim të detyrës.

Advertisements

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se polici 48-vjeçar u përfshi në një aksident, teksa ishte duke ngarë makinën në gjendje të dehur.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.

Advertisements

Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij, jashtë rrezikut për jetën”, njofton AMP.

You may also like