I dënuar me 7 vjet burg në Greqi, kapet nga policia greke në Kakavijë 39-vjeçari shqiptar

by editor

Policia greke ka ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës një shqiptar të shpallur në kërkim.

Advertisements

Kreshnik Brakaj 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës është ndaluar mesditën e djeshme.

Advertisements

Sipas policisë greke ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg dhe 3000 euro gjobë nga Gjykata e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore dhënë në 4 qershor 2015 për “shkelje të ligjit mbi narkotikët.

Shqiptari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës së tij, ndërkohë që dokumentacioni pritet t’i kalojë Prokurorisë së Janinës.

Advertisements

You may also like