Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit
Advertisements
Gjermani-Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit.
Advertisements
Shqiptari është ndaluar të martën e 24 shtatorit teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.
Sipas kontrolleve të kryera rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje
Ai ndodhej në burg deri në janar 2023 ku thuhet se është arratisur, ndoshta pas një leje të marrë, raporton media gjermane Bild.
Advertisements
Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë.