I dha fund jetës duke pirë fotoksinë, detaje nga vdekja e 45-vjeçares në Berat: Nuk e donin fëmijët…

by editor

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen në Berat, ku një 45-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Viktima është Flutura Brahushi nga fshati Cukalat.

45-vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe është gjetur e pajetë brenda banesës së saj nga bashkëshorti 74-vjeçar.

Advertisements

Fqinjët e 45-vjeçares kanë thënë se e ndjera vuante nga depresioni dhe se merrte mjekim për këtë sëmundje.

Ata thonë se 45-vjeçarja ka pasur jetë të vështirë me shumë sakrifica dhe sfida. Flutura ishte e divorcuar nga një martesë e parë, ku kishte dy fëmijë.

Advertisements

Pas divorcit ajo është martuar me një person tjetër rreth 30 vjet më të madhe nga vetja, ku kishte dhe dy fëmijë.

Fqinjët thonë se fëmijët nga martesa e parë e Fluturës nuk e kanë pranuar martesën e nënës së tyre me burrin e dytë rreth 30 vite më i madh se ajo.

Advertisements

Mospranimi i martesës me burrin e dytë nga fëmijët dyshohet të ketë qenë shkaku që i shkaktoi 45-vjeçares depresion, thonë fqinjët.

“Ishte njeri shumë i mirë, punëtore në kulm, por ishte e sëmurë, kishte kohë. Ishte me depresion, asaj i binte të fiktë që kur ishte me fëmijën e parë. Punonte me dhentë, me pula dhe i shoqi nuk e linte vetëm sepse e dinte që ishte e sëmurë. Bashkëshorti i saj është 74 vjeç.

Ajo ishte e divorcuar. Lindi djalin dhe vajzën me këtë burrin këtu dhe kalonin shumë mirë. Ai ishte në gjendje të vështirë se gruaja e parë i vdiq, ishte me sëmundje të keqe, hyri në borxh, e më pas mori këtë. Ishin punëtorë të mëdhenj të dy. Merreshin të dy me blegtori”, tha një nga fqinjët e 45-vjeçares./tch

You may also like