I dh*noi djalin, 42-vjeçarja “hakmerret” ndaj bashkëjetueses së ish-burrit, e godet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 42-vjeçare ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-burrit, pasi kjo e fundit i dhunoi djalin.

Advertisements

42-vjeçarja me iniciale P. Sh., banuese në fshatin Kamçisht, u arrestua në flagrancë nga uniformat blu.

Advertisements

Ndërkohë bashkëjetuesja e ish-burrit të saj, shtetasja me iniciale B. I, u procedua penalisht dy ditë më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dhunoi fizikisht djalin e bashkëjetuesit të saj, dhe njëkohësisht 42-vjeçares.

“Specialistët e Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, banuese në fshatin Kamçisht, Berat, pasi ditën e djeshme ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit, shtetasen B. I., 41 vjeçe, banuese në Kamçisht, Berat. Për shtetasen B. I, dy ditë më parë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, njëkohësisht dhe djali i shtetases P. Sh.”, njoftoi policia.