I dhuroi çantën 1400 euro në emision, plas mes djemve në PP: Unë të mbuloj me para (VIDEO)

by editor

Konkurrenti i Për’Puthen Redi ka trazuar ujërat këtë puntatë, duke shkaktuar zhurmë dhe debate të forta.

Advertisements

Ai i ka dhuruar Albinës një çantë luksoze e cila kushton 1 mijë e 400 euro. Sipas tij kjo dhuratë është për t’i shprehur pëlqimin që ka ndaj saj dhe t’i tregojë se e vlerëson shumë si vajzë. Por kjo dhuratë ka revoltuar Saide, e cila shprehet se është çantë e përdorur dhe jo e re dhe se Albina e përdor atë.

Advertisements

Redi: Do i ble dhurata të tjera mbi 2 mijë euro e do ja çoj me postë. Burri që është burrë i bën dhuratat dhe qep gojën.Seide: Është e përdorur, duket e përdorur sepse jam e fiksuar pas çantave.

Redi: Ti s’ke patur ndonjëherë çantë origjinale.

Redi shprehet se sapo ka ardhur Albina i janë hapur sytë dhe është vajza më e bukur për të.

Redi: E parandjeva që Albnina mund të më zgjidhte, jam i vetmi çun që nuk kam dalë me asnjë nga vajzat këtu.

Kastro: Unë kam shumë dëshirë për të qenë shok me ty. Albina do dalë në takim 99% me Redin.

Albina: U ndjeva e vlerësuar.

Redi ndërkohë gjatë debatit me konkurrentët e tjerë, shprehet se gocat janë mësuar me meshkuj harbutë që i lëpihen, kurse ai nuk i pëlqen askujt. Vedati nuk ka ruajtur qetësinë e tij, duke shprehur se paraja nuk është gjithçka dhe se një dhuratë 1.5 euro mund të ketë më shumë vlerë sesa një çantë aq e shtrenjtë. Madje në nerva e sipër ai i thotë se ka aq para sa mund ta mbulojë Redin me to.

Vedati: Unë të mbys me para.

Redi: Me çfarë me ato makina që ke marrë borxh? Nxiri letrat. Unë jam çun tirone me njeh ti?

Vedati: Ik bli çanta të përdorura!

Në fund të debatit, Albina pranoi të bënte një takim katërminutësh me Redin dhe i dha shpresë së do kenë dhe një takim jashtë studios për ta njohur më tepër.

You may also like