I fundit/ Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK, zbulohet arsyeja! Në krye të grupit të monitorimit, prokurori Olsi Dado

Këtë fundjavë dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit. Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

Advertisements

Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbështetjen edhe një makineri e tërë monitorimi nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Të gjitha këto struktura janë vendosur në gatishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cenim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë. Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment.

Advertisements

BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash. Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim

garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit .Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor. Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.

Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë. Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit. Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve gjatë këtij procesi zgjedhor. Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike. Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.