Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kcyk të njësisë Tregan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Advertisements
Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar, banori zonës.
Advertisements
Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim të specializuar.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.