I fundit! Shpërthen në flakë furgoni në ecje

by editor

Merr flakë një furgon teksa ishte duke qarkulluar në aksin nacional Krahës-Mallakastër. Ngjarja ka ndodhur 15 minuta me parë në afërsi të fshatit Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Advertisements

Raportohet se furgoni me ngjyre të bardhë me targa AA278LL ishte duke ardhur në drejtimin jugor teksa ishte ngarkuar me mallra.

Advertisements

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar urgjentisht në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. Mendohet se pista kryesore është si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik të furgonit. Për fat nuk ka pasur dëme në njerëz, veçse dëme të konsiderueshme materiale.

You may also like