I fundit! Shpërthim pranë një bankomati në Krujë

by editor

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një bankomat i vënë në hyrje të rrugës së kalasë së Krujës i cili shërbente për turistët, ka rënë pre e një grabitje.

Advertisements

Bankomati është hedhur në erë me një sasi eksplozivi nga persona të paidentifikuar, të cilët e kanë shpërthyer dhe nuk dihet nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodheshin brenda tij.

Advertisements

Sipas burimeve, shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa raportohet se ka ndodhur rreth orës 02 pas mesnate dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë.

Në ikje grabitësit kanë hedhur nëpër rrugë disa kunja artizanal që shpojnë gomat e mjeteve, si një mënyrë për të bllokuar policinë në rast të një ndërhyrjeje të shpejtë.

Advertisements

You may also like