I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në një lokal, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Orikum. Mësohet se nga shkrepja e armës 1 person ka mbetur i plagosur.

Advertisements

‘Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes’, njofton policia.