I fundit! Vrasja e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, Gjykata e Apelit lë në burg autorin 14-vjeçar

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg autorin e vrasjes së Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga shkalla e parë.

Advertisements

Autori i dyshuar i vrasjes, i mituri M. Perlleshaj kishte kërkuar zbutje te mases se sigurisë, por gjykata e ka rrëzuar.

Advertisements

Kujtojmë se Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili pas disa ditesh qendrim në spital është transportuar jashtë vendit për tu kuruar

Sjellim në vëmendje që Prindërit e Martin Canit, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

Letra e familjes Cani u është drejtuar për dijeni edhe institucioneve shqiptare.

Në letër ndër të tjera prindërit thone se “po e vrasin per here te dyte djalin e tyre”, pasi sipas tyre ngjarja nuk po zbardhet qellimisht.

LETRA E PLOTE DREJTUAR AMBASADËS SË SHBA

Ne që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit e djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.