“I ka ‘fishekët’ e numëruar”, Alfred Cako: Filmi ‘Taken 2’ është bërë për Berishën, Sorosi e vret (Video)

by editor

Konspiracionisti Alfred Çako, i ftuar së fundmi në “Zonë e Lirë” ka bërë një paralelizëm të çuditshëm.

Advertisements

Sipas tij filmin “Taken 2” është bërë pikërisht për Berishën, “plaku i Tropojsës”, siç thotë ai.

Advertisements

Cako shpjegon sipas tij, se Liam Neeson në film i përket në realitet Sorosit, i cili vret në fund Markon, pra Berishën.

Edhe në pjesën finale të filmit, kur në skenë mbeten vetëm i moshuari shqiptar dhe aktori amerikan, Cako thotë se është ajo çka ka ndodhur realisht mes Berishës dhe Amerikës në Shqipëri, pra Sorosit.

Po e mban mend si mbyllet filmi, ky i vrau djemtë, ata djemtë e Markos i vranë këtij gruan, i përdhunuan dhe vajzën.

Në fund mbetën të dy tek për tek dhe qëllojnë njëri tjetrin në atë hamamin e Stambollit. Dhe këtij Sorosit(Liam Neeson) i mbaruan fishekët, mirëpo Berisha(i moshuari shqiptar) nuk e numëroi, kurse Sorosi po ia numëronte Berishës, pam, pam pam, harxhoi 7 dhe i doli ky, me pistoletën në dorë, mirëpo Berisha nuk e dinte që dhe ky nuk kishte fishekë.

Edhe ky i doli dhe i thotë, po ta fal jetën dhe i lë pistoletën e tij pa fishekë dhe ikën kthehet me kurriz. Berisha, merr pistoletën dhe si i pabesë e qëllon nga mbrapa, pra Berisha pas 2013 u kthye sërish në politikë. Ky i kthehet mbas 2013 me SPAK-un dhe i thotë gjithmonë i pabesë ke qënë – thotë Cako.

You may also like