“I kam hyrë në hak familjes”- “Bashkëshortja ime është kryezonjë”- Zbardhen replikat në GJKKO! Veliaj: Është përndjekur në mënyrë perverse! Prokurori: Veshjet dhe bizhuteritë me kod…

Në seancën në Gjykatën e Posaçme, mësohet se kreu i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se ai ende nuk e di pse është arrestuar, ndërsa është shprehur se i është hyrë në hak familjes së tij duke punuar edhe në fundjavë.

Advertisements

Erion Veliaj Ols Dado

Advertisements

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se Veliaj gjithashtu ka thënë se “mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend , se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot”.

Sa i takon vilës në Qerret, Veliaj është shprehur duke thënë “nuk është e jona”.

Kryebashkiaku ka mbrojtur Ajola Xoxën duke thënë “bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse”.

Teksa po thoshte këto, ka ndërhyrë një nga prokurorët e çështjes, Ols Dadon, duke i kërkuar të ruajë etikën në komunikim.

REPLIKAT NE SEANCEN NE GJKKO

Veliaj: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend , se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës tim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.

Teksa po bënte këto deklarata, ka ndërhyrë prokurori duke i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim.

Veliajt ka replikuar duke thënë: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën

Prokurori: Sepse i ke shkruar ne Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.

Prokurori sërish: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.