“I kanë kërcënuar se do t’i marrin peng”/ Dalin pamjet nga incidenti në lokalin e babait të kandidates së PS në Dajç

Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka denoncuar publikisht kandidatin e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni.

Advertisements

Sipas Pacajt, gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

Advertisements

Gjithashtu, Pacaj bëri publik edhe një tjetër incident të rëndë, ku sipas tij persona të armatosur janë futur në ambientet e lokalit të babait të kandidates së PS, Klotilda Ndreca, dhe kanë kërcënuar familjarët se do të merren peng. Po ashtu janë publikuar edhe pamjet nga kjo ngjarje, ndodhur një natë më parë në ambientet e jashtme të biznesit të babait të Ndrecës.

Burime nga Policia konfirmojnë se dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Dajç të Lezhës, konkretisht Xhejson Seferaj, 27 vjeç dhe Ilirjan Gjoka, 40 vjeç.