“I kemi lënë dy ditë besë”/ Vëllai i Liridonës flet për gjakmarrjen: Ne ja kemi lënë në dorë…

by editor

Liridona Muresli u vra gjatë një grabitjeje të inskenuar nga bashkëshorti i saj

Advertisements

Vëllai i Liridona Murselit, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, ka folur para seancës gjyqësore që po mbahet në Prishtinë.

Advertisements

Ai ka shpjeguar se është keqkuptuar deklarata e tyre për “dy ditë besë”, dhe shtoi se familja e tij drejtësinë e Liridonës ia ka lënë institucioneve të Kosovës.“Ka qenë një keqkuptim. Ditën kur e kanë arrestuar Naimin, na kanë thirrë në telefon dhe na kanë thënë që është edhe dy ditë e pamja. Këtu është bërë një keqkuptim se kanë thënë dy ditë i kanë dhënë afat e s’di as çka është besë. Ajo s’është e vërtetë. Baba i ka thënë mbane të pamën edhe dy ditë qysh e keni pasë dhe asnjë send tjetër s’ka pasë. S’ka pasë dy e tri ditë besë. Na gjithçka ia lëmë drejtësisë, besojmë në drejtësi të Kosovës”– tha ai.

Liridona Muresli u vra gjatë një grabitjeje të inskenuar teksa ndodhej me bashkëshortin dhe fëmijët tyre, mbrëmjen e 29 nëntorit. Burri i saj Naim Murseli kishte paguar një person 20 mijë euro për të vrarë 30-vjeçaren, teksa ende nuk dihet arsyeja përse Murseli e kishte bërë këtë gjë.

You may also like