I mbijetoi një skenari makthi/ Mbi frigorifer në mes të oqeanit dhe në kushte ekstreme të motit, shpëtohet kapiteni i anijes (Video)

by editor

Roja bregdetare amerikane arriti të lokalizonte një burrë që kaloi natën në det të hapur, në kushte ekstreme të motit.

Advertisements

Ai po mbahej pas një frigoriferi dhe përfundoi 48 km nga bregu i Floridas pas një problem me anijen e tij.

Advertisements

Pronari i anijes raportoi te Roja Bregdetare të mërkurën pasdite se kapiteni i tij kishte dalë në mëngjes herët për të bërë disa riparime, por nuk ishte bërë më i gjallë.

Roja Bregdetare mundi të komunikonte me të, dhe u informua që timoni i anijes ishte prishur teksa kthehej për në port.

Advertisements

Ekipi i parë i shpëtimit u nis rreth orës 5:30 të mëngjesit, por kapiteni u lokalizua vetëm pas tetë orësh. Ai u gjet nga ekipi i shpëtimit, 12 orë pasi vendi ishte goditur nga uragani Milton.

Roja bregdetare bëri të ditur se kapiteni i anijes i ka mbijetuar një skenari makthi që edhe marinari më i përgatitur do ta kishte të vështirë.

Ai iu mbijetoi gjatë natës erërave një shpejtësi nga 144 km/h si dhe dallgëve që mund të shkonin deri në rreth 8 metra.

Sipas tyre, ai mbijetoi falë një jeleku shpëtimi, një feneri për t’u lokalizuar dhe frigoriferit ku po mbahej.

You may also like