Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, udhëtoi me avionin privat presidencial së bashku me kreun e shtetit francez, Emmanuel Macron, të hënën nga Parisi në Tiranë.
Advertisements
Cana, në një deklarim për “Opinion”, tha dje se ai ia mësoi presidentit francez t’i lexonte disa fjalë në gjuhën shqipe.
Advertisements
Cana ka pohuar se gjatë udhëtimit me avion me presidentin Macron, të dy kanë folur për lidhjen mes Shqipërisë dhe Francës, rreth aktiviteteve të tij pas futbollit, gjuhës shqipe dhe për Kosovën.
https://www.facebook.com/watch/?v=2007880936232811
Advertisements
“Një eksperiencë e jashtëzakonshme”, tha Cana. “Macron është një fans i çmendur i futbollit dhe e kemi një të përbashkët me të: ne të dy jemi tifoz të Marsejës. Folëm tema të ndryshme. Folëm për gjuhën shqiptare, sepse ishte kurioz sesa e vjetër dhe e vështirë ishte gjuha jonë. Folëm pak edhe për Kosovën, ishte shumë kurioz se çka po ndodhë në Kosovë”, u shpreh ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana