I mituri goditi me karrige mësuesen që i përmendi të atin e vdekur, sociologia: Është e papranueshme! Situata erdhi deri në këtë pikë për shkak…

by editor

Sociologia Entela Binjaku, në një intervistë për “Panorama TV”, teksa ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë ku një 16-vjeçar goditi me karrige mësuesen se i përmendi të atin e vdekur, është shprehur se situata erdhi në këtë pikë për shkak të trajtimin në mënyrën jo të duhur nga ana e mësueses.

Advertisements

Sociologia u shpreh se ngjarja mund të ishte shmangur nëse “ mësuesja do të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë, dhe nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim”.

Advertisements

Ndër të tjera ajo u shpreh se “në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit”.

Entela Binjaku: Është ndjerë i prekur në pikat e tij të dobëta. Ndonjëherë ndodhin në shkollat tona të tilla raste. Në rastin tonë situate merr përmasa më të mëdha, se ajo që e prodhoi këtë situatë ishte një mënyrë jo e duhur nga ana e mësuesit, ku preku aty ku i mituri u ndje më i lënduar duke shkaktuar një çast agresiviteti.

Sjellja është e dënueshme, por qe të gjejmë burimin që pati për pasojë këtë sjellje do trajtuar me kujdes, në cdo nivel arsimor, për shkak të vështirësive të ndryshme emocionale. Ne kemi vënë re që ka një grup nxënësish që parapëlqejnë të jenë në një botë që ju vjen përmes rrjeteve sociale për padrejtësitë që përjetojnë duke mos u shprehur.

Në situata që marrin përmasa të mëdha njerëzit vendosen në skaje, pro dhe kundër. Nuk mendoj se komentet “ja bëri mirë” janë të justifikueshme. Mendoj se situata nga ana e mësuesit nuk duhet të shkojë në të tilla ekstreme, të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë dhe të mos shkonte deri këtu. Nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim.

Kjo nuk është rruga për t’ju mësuar nxënësve që të reagojnë kaq furishëm, e kaq dhunshëm. Prandaj kërkojmë ekspertizë nëpër shkolla, për ndihmë te punës së mësuesit. Në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit.

Sa i përket fjalëve që mësuesja ka thënë ndaj të miturit, “Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, sociologia tha se janë të papranueshme.

“Është e papranueshme. Ka mësues që janë të mbi lodhur për shumë faktorë. Këtë fjalor nuk mund ta komëntoj sepse është e papranueshme. Jam e keq ardhur që një nxënës 16-vjeç, që ka humbur prindin është bërë objekt ë një mediatizimi të madh, e që duhet të ishte në shkollë, tashmë shkon në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Ç’ndodhi në klasë

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të Neës24. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Pas ngjarjes, “Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

You may also like