I mituri mori makinën me qera nga kushëriri, detaje nga aksidenti me vdekje në Durrës!

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë në Durrës, ku një 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një 55-vjeçar.

Advertisements

Adoleshenti e ka marrë makinën me qera nga një kushëri i tij. Duke qenë i mitur, adoleshenti e drejtonte mjetin pa patentë.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacon paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.

16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit.