Një plagosje aksidentale ka ndodhur në një poligon të armëve në qytetin e Gjilanit, ku sipas burimeve, i plagosur ka mbetur një oficer policie, ndërsa dyshohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është një i mitur.
Advertisements
Ngjarja nga informacionet paraprake, mësohet se ka ndodhur gjatë një trajnimi të zakonshëm, ndërsa shkaku i incidentit nuk është ende zbardhur plotësisht.
Advertisements
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë.
Bëhet me dije, se plagosja ka ndodhur në momentet kur i mituri ka manipuluar me armën, duke shkaktuar shpërthimin aksidental të të shtëna.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa nuk dihet akoma se si qëndron gjendja e tij shëndetësore.