I moshuari i mori jetën të birit/ Motra e Asim Gjonit tregon fjalët e para të 74-vjeçarit pas kryerjes së krimit

Motra e Asim Gjonit, 41-vjeçari i cili humbi jetën pasi u vra me thikë nga babai i tij, ka treguar fjalët e para të 74-vjeçarit pasi i morri jetën të birit.

Advertisements

Në një rrëfim për “Me Zemër të Hapur”, ka treguar se i ati u shpreh se kishte vetëm dy mundësi, ose do ta vriste, ose Asimi do t’i merrte jetën.

Advertisements

“Ose do të më kishte vrarë ose do ta kisha vrarë. M’u errën sytë, diçka duhet të bëja. Aq ka deklaruar babi në momentin që e gjetëm pa jetë tim vëlla”, tha ajo.

Brunilda Gjoni, teksa tregonte dinamikën e ngjarjes, u shpreh se ka qenë vëllai i cili fillimisht ka kapur nga fyti babanë dhe nuk e lëshonte, më pas ajo është ngjitur në katin e dytë të banesës për të kërkuar ndihmën e vëllait tjetër, por se kur mbërritën, krimi tashmë ishte kryer.

(BalkanWeb)