Një 64-vjeçar është arrestuar në Devoll pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Advertisements
Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht, akuzohet se ka ngacmuar 13-vjeçaren jo vetëm me fjalë 13 vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Advertisements
13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor pasi nuk dihet nëse 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen.
Hetuesit kanë gjetur në telefonin e të moshuarit edhe mesazhet që i ka dërguar vajzës.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes.