Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 13 Janar, ku 81 vjeçari Xhemal Meta u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij në Zall-Bastar.
Advertisements
Nga hetimet dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar se i moshuari ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.
Advertisements
Për këtë arsye, janë referuar materialet në prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.
Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së të moshuarit.