Një nënë nuk i ka mbajtur dot emocionet, teksa ka goditur vrasësin dhe përdhunuesin e të bijës, teksa ishte para gjykatës në Kazakistan.
Advertisements
48-vjeçari Saidolim Gayibnazarov u dënua me kastrim kimik dhe me burgim përjetë, për vrasjen e një 5-vjeçareje.
Advertisements
Ai ishte fqinj me familjen e të miturës dhe e joshi atë duke i dhënë lekë për të blerë akullore dhe më pas e futi në shtëpinë e tij ku e përdhunoi. Pas kësaj ai e mbyti me qese plastike dhe e masakroi me thikë vajzën e vogël. Gayibnazarov e fshehu trupin e vogëlushes në bodrum dhe më pas me qetësinë më të madhe iu bashkua prindërve të saj në operacionet e kërkimit, duke u thënë autoriteteve madje se e kishte parë vajzën duke iu drejtuar një kanali të zonës.
Babai i vajzës dalloi bluzën e saj në shtëpinë e pedofilit dhe trupi i saj i zhveshur u gjet pas 8 orë kërkimesh. Banorët e zonës tentuan po ashtu ta vrisnin, por policia nuk i lejoi. Seanca gjyqësore ndaj kriminelit u mbajt dy muaj pas ngjarjes. Kur pedofili po largohej nga salla, nëna e viktimës, duke ulëritur iu vërsul dhe e goditi me grusht.
Advertisements
Kazakistani ka disa vite që dënon me kastrim të gjithë pedofilët. Madje, ata nxirren në televizion duke treguar eksperiencën e dhimbshme pas kastrimit.