I përfshirë në kultivim droge, dënohet me 5 vite burg ish-kreu i Njesisë Adminitrative Ungrej

Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë ka dënuar me 5-vite burg, ish-kreun e Njesisë Adminitrative Ungrej Gëzim Kola.

Advertisements

Ai u gjet fajtor për vepren penale “Kultivimi i bimeve narkotike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa gjykimi ndaj tij u bë në mungese, pasi vijon të jetë në arrati.

Advertisements

Sipas dosjes hetimore është arritur të provohet se ish-zyrtari i pushtetit është përfshire në veprimtarinë e kultivimit të droges në zonen malore të Ungrejt.

Por vendimi pritet të ankimohet në Gjykaten e Apelit nga mbrojtësi ligjor i ish-zyrtarit lokal, pasi gjatë hetimit dhe gjykimit ne vazhdimësi është mohuar përfshirja e tij në kultivimin e droges.