Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se në PS ka shpërthyer luftë çakenjsh dhe se Veliaj bleu kallp-biletë 150 mijë euro për në SHBA.
Advertisements
Berisha: Ne jemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për bashkëpunimin më të ngushtë të mundshëm me aleatin tonë strategjik, partnerin tonë kryesor, SHBA dhe administratën e presidentit Trump.
Advertisements
Të dashur miq, këto zhvillime të një rëndësie të jashtëzakonshme për opozitën shqiptare ndodhin në një kohë kur në kampin tjetër ka shpërthyer një luftë çakenjsh e egër brenda llojit, që nuk respekton më asnjë parim, asnjë princip, asnjë rregull përveç nxjerrjen e syve njëri-tjetrit, padive dhe me radhë.
I plagosur për vdekje politikisht, numri 2 i kësaj partie, sillet si kufomë politikë në Europë dhe SHBA, hapi fjalë dhe jo vetëm hapi fjalë ç’është e vërtetë, por u morën edhe bileta 150 mijë euro, por përfundoi diku, në asnjë nga këto ballot kryesore, përfundoi në një festë me ndihmën e personit të vetëm që njoh unë dhe që është tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe që quhet Vangjel Tavo.
Pasi biletat i dolën kallp, sepse ato kishin çmimin e tyre që duhej paguar, por edhe protokollin për të përfituar prej tyre, pastaj përfundoi aty ku arriti, jashtë të gjitha ceremonive zyrtare, me mbështetjen e njeriut që në 34 vite që është dyfish tradhtar i kombit grek dhe kombit shqiptar dhe quhet Vangjel Tavo.
E pamëshirë ndaj tij, e ndoqi si hije e zezë Lubia, për t’ia prerë rrugën në çdo hap të tij. Kjo është e vërteta.
Beteja midis tyre është një betejë kafkiane, nuk ngurruan të dalin me rivalitet edhe para nderimit të të vdekurve të 21 Janarit, çka habitën të madh dhe të vogël, demokrat e socialist, familjar dhe jofamiljar.
Kanë humbur arsyen, janë shkëputur totalisht nga realiteti dhe jetojnë vetëm në kullën e tyre.
Edi Rama është i tmerruar. Ai mendon se e mbylli me firmën e dy mercenarëve në Skap aferën Xibraka të Olsi Ramës. Mendon se e mbylli.
Në fakt ajo është aferë e pambyllshme. Të firmosë i gjithë Skrapi i partisë, por ajo me u mbyll, nuk mbyllet dot, sepse është vetë Olsi Rama që ka akuzuar veten e tij, duke deklaruar me zë dhe figurë se atë makinë, makinën e bosëve të drogës e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur unë kam paraqitur dokumentet, të paktën 5 herë ka kaluar kufirin me atë makinë.
Dhe përveç Gentian Xhixhës dhe Gentian Gjonajt, i cili ishte kryetari, se Xibraka është e tëra Hakmarrja për Drejtësi, askush tjetër nuk e ka përdorur më shpesh se Olsi makinën.
Kështu që u përpoq të lante duart, u përpoq të mbrohej se kisha nxjerrë sekretet, por ta dijë mirë Edi Rama dhe cilido, se gjë në botë që të më pengojë mua pa denoncuar krimin, nuk ka dhe nuk do të ketë. Të secilit.