Arrestohet në Tiranë pas 11 vitesh arrati Eduart Kurti 48-vjeç. Si rezultat i këtij operacioni shënjestra u prangos në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit. Ai është dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy vëllezërve në vitin 2012 në Tiranë.
Advertisements
Ai ekzekutoi me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu brenda makinës së tyre mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë. Iglent dhe Sokol Haxhialiu ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë.
Advertisements
Vëllezërit nga Berati prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.
Ata posedonin edhe një hotel luksoz në zonën e Dhërmiut në Vlorë, paratë për ndërtimin e të cilit dyshohet se ia kishin marrë borxh, autorit të dyshuar të ngjarjes, Eduart Kurti.
Disa muaj përpara kryerjes së krimit, Kurti kishte nisur t’ua kujtonte borxhin dhe interesin prej 5 për qind të një shume prej 200 mijë dollarë që ata i kishin marrë hua.
Për këtë arsye dyshohet të ketë ndodhur edhe krimi i dyfishtë, në makinën me të cilën udhëtonin vëllezërit.