Administratori i kompanisë ku punonte 31-vjeçari i cili jumbi jetën pasi ra në kontak me rrymën elektrike është proceduar penalisht. Policia bën të ditur se pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër u referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 43-vjeçarin me iniicale O.K. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.
Advertisements
Sipas policia i riu ka qenë duke shtrirë kabujt e internetit, por gabimisht ka rënë në kontakt me telat rrymë-përcjellës dhe ka humbur jetën. Gjithashtu i riu u transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Dibër, por ka mbërritur aty pa shenja jetë. 31 vjeçari është baba i dy fëmijëve dhe prej kohësh ai punonte në një kompani lokale që ofron shërbimin e interneti
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.” Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.