“E vetmja gjë që u intereson është të shpëtojnë jetën e tyre”, ka deklaruar nëna e 21-vjeçares Ema, e cila u përplas për vdekje nga një 27-vjeçar shqiptar në Selanik në nëntor 2022.
Advertisements
Pas nisjes së diskutimit për padinë e dëmshpërblimit të ngritur nga familja ndaj 27-vjeçarit, i cili është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, pasi përplasi të renë dhe e braktisi në rrugë.
Advertisements
Nëna e Emas, Kelly, ka folur për mediat greke para fillimit të seancës në fjalë, ku tha se “nuk besoj se fajtorët janë penduar. E vetmja gjë që u interesonte atëherë dhe tani, pasi është në pritje edhe padia që kemi bërë, është shpëtimi i jetës së tyre”.
Sipas saj, 27-vjeçari mund të ketë kërkuar falje gjatë seancës, por nuk është penduar me të vërtetë.
“Ai i kërkoi falje, por tha se nuk ishte faji i tij, dhe se ajo u hodh para mjetit të tij dhe nuk po vraponte. Emmanuela po kalonte rrugën me celularin në dorë. Pra, një falje e tillë nuk është një falje,” vuri në dukje ajo.
I riu shqiptar, askohe është shprehur i penduar për ngjarjen. Para togave të zeza ai ka deklaruar se Ema, i ka dalë përpara në makinë. Edhe pse ka frenuar, ai është shprehur se “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.
“Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur”, tha ai.
“Më vjen keq për atë që ndodhi”, tha ai duke kërkuar falje dhe përshkroi se kishte ardhur në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi, shkruan Protothema.