I shiti shtëpi Kanye West në Dubai, shqiptari zbulon shumën e frikshme

by editor

Shqiptarët në botë ishin fokusi i kësaj të marte në emisionin “Opinion”.

Advertisements

Kristian Cuku është një prej atyre që ka pasur sukses në emigrim.

Advertisements

Dikur kampion i Shqipërisë për 13 vjet për garën e trehapëshit, Cuku tregoi si nisi të emigronte nga Italia e tashmë ka përfunduar në Dubai.

Prej 3 vitesh ai jeton dhe bën biznes atje për shit-blerjen e pronave të patundshme. Për Blendi Fevziun ai tregoi se vitin e kaluar kompania e tij i ka shitur reperit të njohur ndërkombëtar Kanye West një shtëpi me vlerë 80 milionë Dollarë.

Blendi Fevziu: Tre vjet në Dubai, sapo shkove hape biznes, në mos gaboj, kompania jote që merret me real estate i ka shitur vitin e kaluar njërit prej personazheve më të njohur të botës. Kujt i shtitë vilë në Dubai?

Kristian Cuku: Vitin e kaluar në 2023 i kemi shitur Kanye West, i kemi bërë mbylljen e një kontrate për një shtëpi që ai e ka blerë në Emiratet e Bashkuara.

Blendi Fevziu: Kristian ti e di, shqiptarët pyesin sa lekë e bleu Kanye West shtëpinë? Duhet të na e thuash tani?

Kristian Cuku: E kemi dhe publike, vlera e tij ka qenë 80 milionë Dollarë. Për nivelet e tyre besoj që është një blerje normale, shumë modeste aq më tepër për tregun e Dubait nuk është një blerje që mundet të bëjë gjurmë. Bën gjurmë për ne shqiptarët dhe për performancën tonë si shqiptarë dhe e ardhur nga Shqipëria.

You may also like