“I shkova në banesë dhe…”- Shqiptarja arrestohet për vrasjen e të moshuarës

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamena Vurlë të Greqisë, ku një 50-vjeçare shqiptare është arrestuar nën akuzën e vrasjes së një të moshuare 84-vjeçare. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, 50-vjeçarja ka deklaruar se vuan nga probleme të shëndetit mendor, por ka shtuar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen tragjike.

Advertisements

“Kam probleme shëndetësore, kam pësuar goditje në tru, më lini të qetë,” ka deklaruar ajo, duke theksuar se kishte vizituar viktimën ditën e ngjarjes. Ajo ka insistuar se u largua menjëherë pas vizitës dhe nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e 84-vjeçares.

Advertisements

“Atë ditë shkova në shtëpinë e saj, por nuk bëra asgjë. U ula për pak dhe u largova, nuk kam lidhje. Kam probleme shëndetësore, më lini,” ka thënë ajo. Kur policia e pyeti për rrobat dhe këpucët që kishte veshur atë ditë, ajo u përgjigj: “Janë diku këtu. Tani nuk mund t’i gjej, ndoshta janë vjedhur. Nuk jam mirë, më lër. Është detyra juaj t’i gjeni ato.”

Megjithatë, hetuesit besojnë se 50-vjeçarja shqiptare qëndron pas vrasjes së 84-vjeçares.

Advertisements

Një prej elementëve që ngre dyshime janë gjurmët e kepucëve që policia gjeti në pellgun e gjakut pranë trupit të viktimës. Kur hetuesit i kërkuan shqiptares që t’i dorëzonte këpucët e veshura atë ditë, ajo tha se nuk mund t’i gjente ato.

Autoritetet morën njoftimin e vrasjes më 12 tetor nga një kushëri i viktimës, i cili ishte shqetësuar pasi nuk kishte marrë asnjë informacion për të moshuarën për më shumë se 24 orë. Kur policia mbërriti në shtëpinë e saj, gjeti një çelës të vendosur brenda bravës dhe jo shumë larg derës, u gjet e pajetë 84-vjeçarja.

Sipas mjekësisë ligjore, e moshuara kishte vdekur nga një plagë në shpinë e shkaktuar nga një objekt i mprehtë.

You may also like