I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha merr pjesë në homazhet për Margarita Xhepën: Dha kontribut të jashtëzakonshëm në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për ikonën e skenës shqiptare, Margarita Xhepa.

Advertisements

e2672207-cdba-478c-9229-491a2de47075

Advertisements

Ish-kryeministri u shoqërua në homazhet në nder të aktores së mirënjohur nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Kryedemokrati u shpreh për mediat se Margarita Xhepa ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar.

“Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar.

Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare”, tha Berisha.

a47c122e-9e9d-45e5-9570-5efc56982206593f4150-d28f-4826-a59f-3594232607cc