Arrestohen 4 persona në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Policia arrestoi 53-vjeçarin me iniciale A.SH i cili ishte shpallur në kërkin dhe dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Advertisements
Gjithashtu u arrestua 48-vjeçari me iniciale B.Rr për dhunë në familje. Ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim A. Sh., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin B. Rr., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: A. R., 38 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; F. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.