Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar nga policia e Tiranës.
Advertisements
Në pranga ka rënë Ermal Furriku, i shpallur në kërkim pasi gjykata e Potenzas në Itali kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Advertisements
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.