I tha se është shtatzënë me burrin e saj, Orinda Huta: Shaka pa kripë (VIDEO)

by editor

Pak ditë më parë, në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës ‘kurth’, ishte radha e moderatores Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonates së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.

Advertisements

Jo vetëm kaq Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Advertisements

Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: Ah sa keq më vjen për ty.

Në një moment Orinda ka pranuar edhe të mbajë bebin, por Turin do e lë unë shprehet ajo.

Pas kësaj moderatorja ka bërë një reagim publik për ndjekësit e saj në Instastory, duke thënë se shakaja nuk ishte dhe aq e bukur, por nga ana tjetër ‘kurthi’ i ngritur nga moderatori i emisionit Salsano Rapi ‘dështoi’ pasi ajo e kuptoi që nuk bëhej fjalë për një histori të vërtetë dhe nuk i zuri besë gazetares kur tha se kishte dy vite që njihej me Turin, bashkëshortin e saj.

Siç tregon ajo të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët i kanë thënë se ishte një ‘shaka pa kripë’ e që moderatorja bie në një mendje me ta.

You may also like