Ngjarja tragjike e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një konfikti me bashkëmoshatarë, ka tronditur shumëkënd.
Advertisements
14-vjeçari që u plagos me thikë në zemër dhe ndërroi jetë në spital, u mor nga vendi i ngjarjes nga një grua me makinë pasi ambulanca u vonua për shkak të trafikut.
Advertisements
Agetina tregon për Report Tv të gjithë dinamikën e ngjarjes. Për shkak të vonesës së ambulancës, ajo e ka marrë djalin në makinë dhe është nisur drejt QSUT.
Më pas, dëshmitarja tregon se ka ndaluar ambulancën në mes të rrugës dhe i ka dhënë djalin me shenja jete, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Advertisements
Ajo tregon edhe momentin kur e pa djalin të shtrirë në tokë pasi e kishin plagosur me thikë. Disa njerëz e kishin rrethuar dhe i mbanin plagën, ndërsa i hidhnin edhe raki. Gruaja bashkë me një person tjetër kanë marrë djalin e kanë futur në makinë dhe janë nisur për në spital.
“Unë isha duke blerë mish për biznesin tim dhe dëgjoj ulërima. Kur shoh djali ishte përtokë, i hidhnin raki dhe i mbanin plagën. Askush nuk po vinte ta merrte, as mësues nuk pashë, asnjë. Ishte moment sekondi. Për 3 minuta shpërndava të gjithë turmën, mora djalin kam hipur mbi trotuar kam ecur me shpejtësi për në spital, pashë ambulancën e ndalova. Rrugës djali u përmend. E mora në makinën time dhe nuk po më ndihmonte asnjë, nuk erdhi njeri që të më vinte në makinë shoqërues. Aty më erdhi një djalë që punonte në laborator, i vuri dorën te plaga dhe djalin e përmendëm gjatë rrugës. I thosha shpirti nënës, shpirti mamit ti u bëre mirë, ia hodhe, kaloi çdo gjë. Ai bërtiti.
Rri i qetë i thash se shpëtove, kaloi çdo gjë, erdhëm në spital. Ia dhashë ambulancës dhe këtu erdha të interesohem nëse shpëtoi apo jo se nuk ja di as emrin. Kjo ka ndodhur rreth orës 13:00-13:30. Nxënës kishte plot, qanin ulërinin, njerëz pa fund që nuk dinin çtë bënin. Shpërndava turmën, rrëmbeva djalin, mora dhe një ndihmës dhe vrapova drejt ambulancës. Unë shpejtova më shpejt se ambulanca, kalova mbi trotuare, pengesa dhe arrita deri te ambulanca. E çova djalin gjallë dhe pa pikë gjaku. Kam makinën dhe s’ka asnjë njollë gjaku. Atletet e çunit ndodhen në makinë time”, tregon ajo për Report Tv.