“I vendosën tritol në makinë, kur ishte në xhami”/ Flet avokati i mjekut Dervish Hasi që akuzohet për pr*stitucion

by editor

Avokati ka pohuar se në 2019 mjekut i është vendosur një sasi tritoli në makinën e parkuar në afërsi të një xhamie.

Mjeku 42-vjeçar Dervish Hasi, është arrestuar ditën e djeshme dhe akuzuar për prostitucion me një fëmijë të mitur.

Advertisements

Teksa lajmi është bërë shpejt bujë në rrjet, duket se detaje të tjera më të rënda vijojnë të dalin nga historia për mjekun kardiokirurg, i cili veç 16-vjeçares kishte dhe 3 gra të tjera me të cilat bashkëjetonte.

Ndërkohë që ditën e sotme, i ftuar në “Shqipëria Live” ka qenë avokati Roland Islami, me klient mjekun Hasi.

Advertisements

Avokati ka pohuar se në 2019 mjekut i është vendosur një sasi tritoli në makinën e parkuar në afërsi të një xhamie.

Erjona Rusi: A është e vërtetë që i është vendosur tritol në makinë mjekut?

Advertisements

Avokati: Po është e vërtetë sepse është shpifur ndaj këtij personi. Ia kanë vendosur tritolin tek makina kur ishte në xhami. Ai është akuzuar nga grupet e strukturuara kriminale.

Nga ana tjetër bëjmë me dije se edhe më herët janë publikuar informacione të kësaj natyre, ku mjeku nuk është një emër i panjohur për policinë, teksa më herët ka qenë dhe I hetuar nga SPAK.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armëve snajper kriminelët brenda dhe jashtë vendit.

Ishte dëshmia e Enver Jamakut, i penduar i drejtësisë që nxori emrin e tij në pah. Madje mjetit të tij më herët i vendosën edhe tritol.

You may also like