I vidhnin jashtë shtetit dhe i shisnin në Shqipëri me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari, 3 bashkëpunëtorët në kërkim

by editor

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, ndërsa 3 bashkëpunëtorët e tij (shtetas shqiptarë dhe italiane) janë shpallur në kërkim.

Advertisements

Të katërt këta shtetas akuzohen për trafikimin në Shqipëri të automjeteve të vjedhura në Itali dhe Gjermani.

Në kuadër të operacionit “Long way” u vu në pranga shtetasi i E. Z., 55 vjeç, banues në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Advertisements

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani. Gjithashtu, se ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to, dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tipe “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Advertisements

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./albeu.com

You may also like