Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës në Kuvend lidhur me kalimin me procedurë të përshpejtuan votimin për projektligjin për faljen e gjobave të vendosura ndaj qytetarëve për nderimet pa leje.
Advertisements
Bardhi i ka cilësuar mazhorancën si “kukulla të krimit dhe oligarkëve”, ndërsa theksoi se gjobat për qytetarët kanë qenë presion kriminal dhe akti i paligjshëm.
Advertisements
“Prej 12 vitesh, qytetarët vuajnë pasojat e gjobave kriminale për një dritare, ndërsa ju toleroni katet pa leje në mes të Tiranës,” deklaroi Bardhi. “Ju shkruani mesazhe njëri-tjetrit për të hedhur në votim çfarëdo që ju thotë kryeministri. Ju mjafton të ngrejë kryetarja kartonin jeshil, dhe e ngrini të gjithë si kukulla”, tha ai më tej.
Po ashtu, Bardhi paralajmëroi se rikthimi i Sali Berishës do të jetë një përgjigje për mazhorancën.
“E di që ju tmerron rikthimi i Berishës. Por ai do vijë shumë shpejt dhe do t’ju japë përgjigjen që meritoni,” përfundoi ai.
Bardhi: Besoj kur i referohet deputetëve si kukulla, besoj i referoheni vetes që jeni kukulla krimit, oligarkëve të ligjeve të porositua dhe të Edi Ramës. E di që ju ka tmerruar rikthimi i zotit Berisha, sa edhe kur nuk është këtu, po tmerroheni kur po vjen, do vijë shumë shpejt Blerina dhe siç jua dha përgjigje herën e shkuar do jua jap edhe këtë herë. Këto gjobat, i vendosi Sali Berisha dhe opozita, apo Edi Rama apo drejtori i IKMT-së për të terrorizuar qytetarët.
Ne kemi qenë kundër dhe jemi, se ato gjobat janë tërësisht të paligjshme, janë presion kriminal i strukturave të udhëhequra nga ju. E treta, shqetësimi që ne po ngremë është se ju po e shkruani ligjin tani, dhe erdhët këtu na thoni që ka një projektligj që nuk e keni sjellë. Na sillni në kopje kryetarit të grupit të PD. Ka një orë, nuk ka ardhur, sepse mashtruar publikisht. Ju i shkruan njëri-tjetrit sms ta hedhim në votim dhe ju si kukulla, mjafton të ngrejë kryetarja kuvendin kartonin jeshil, e ngrini ju. Nuk kemi këtu për këto, por për procedura të rregulla dhe siç i përcakton rregullorja.
Këta qytetarë kanë 12 vite në kokë paligjshmërinë e gjobave kriminale për një dritare, ndërkohë që ju nuk gjobisni katet shtesë ne mes të Tiranës, në portin e Durrësit që gjysma është pa leje. Sot po i thoni qytetarëve “po nxitojmë tua falim gjobat se e kuptuam që ishim gabim”. Kemi 12 vite që ua themi që jeni gabim, e mos u bini në qaf. Ju kujtoheni për qytetarëve kur afrojnë zgjedhjet
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”