Modelja Sabrina Krasniqi qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, përpara se t’i merrte jetën edhe vetes. Sipas vëllait të 34-vjeçarit, ajo kishte frikë se Pajtim Krasniqi do të divorcohej pasi kishte zbuluar tradhtinë e saj.
Advertisements
se familja mori disa flamuj të kuq rreth Sabrina Krasniqit, 27 vjeç, e cila qëlloi pesë herë vëllain e vogël të Arbenit, Pajtim, në ballkonin buzë oqeanit të banesës së tyre luksoze në Florida, pak pas mesnatës së së mërkurës. .
Advertisements
“Ne pamë shumë shenja, dhe tani gjithçka ka kuptim”, tha Arben “Benny” Krasniqi për New York Post, referuar sjelljes së 27-vjeçares, e cila qëlloi me 5 plumba bashkëshortin në ballkonin e banesës së tyre luksozve në Florida, pak pas mesnatës së të mërkurës.
Ndërsa 43-vjeçari shtoi: “Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte tradhti nga ana e saj. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim.”
Fqinjët u thanë policëve se kishin dëgjuar debate në banesën e çiftit shqiptar përgjatë një jave, para se të ndodhte edhe krimi i dyfishtë. Sipas tyre, ata debatonin si brenda banesën ashtu edhe në ballkon.
Benny tha se vëllai i tij 34-vjeçar, i cili u rrit në The Bronx, ishte një tregtar, i cili merrej me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.
“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë. Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllanë tim me vete”, tha ai.
Pasi u dëgjuan të shtënat policët gjetën trupat e çiftit në ballkon në katin e 45-të të ndërtesës. Të dy u shpallën të vdekur në vendngjarje.