Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Algjeri, ku një person i zhdukur 27 vite më parë është gjetur në bodrumin e shtëpisë së fqinjit, rreth 200 metra larg nga shtëpia e tij.
Advertisements
Omar Bin Omran nga Algjeria u zhduk 27 vjet më parë në vitin 1998 teksa ishte rrugës duke ikur në shkollë.
Advertisements
Fqinji i tij 61-vjeçar ndodhet tashmë në paraburgim pasi vëllai i tij e denoncoi në rrjetet sociale pas konfliktit që ata kishin për trashëgiminë e pronës.
Postimi alarmoi familjen e Omarit, dhe më pas policia bastisi shtëpinë duke kërkuar për djalin. Ai u gjet në një dhomë nën tokë.
Omari u mbajt në robëri nga fqinji i tij që jetonte i vetëm dhe punonte si nëpunës civil. Ai shihej shpesh duke blerë ushqime për dy persona, thanë disa dëshmitarë.
“Zyra e Prokurorit Publik mori një ankesë kundër një personi anonim që pretendonte se vëllai i ankuesit, Omar bin Omran, i cili është zhdukur për rreth 30 vjet, është në shtëpinë e një fqinji të tij, brenda një bodrumi”, tha një zyrtar i gjykatës.
Nuk është plotësisht e qartë pse Omar nuk bëri thirrje për ndihmë për gati 30 vjet.
Mediat algjeriane po raportojnë se Omar pretendoi se ai nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë për shkak të një magjie që rrëmbyesi i tij i kishte bërë.
AN UNUSUAL STORY
Omar Bin Omran, an Algerian who vanished at 17 in 1997, was discovered alive in a neighbor's basement in May 2024 after 27 years of captivity.
The revelation came when her kidnapper's brother disclosed her location during a family argument.
Omar was held by a… pic.twitter.com/qFmCdU01pG
— Insider Corner (@insiderscorner) May 16, 2024