I zhdukur prej 5 ditësh, 54-vjeçari në Korçë dyshohet se është mbytur në rezervuar

Valmir Lame, 54 vjeç, ka shkëputur kontaktet me familjarët e tij në fshatin Kamenicë të Korçës prej të dielës së 26 janarit.

Advertisements

Prej asaj dite, familjarët dhe banorët e zonës janë vënë në kërkim të tij, por nuk kanë arritur të bien në gjurmët e tij.

Advertisements

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbareve të forcave RENEA, pasi kanë dyshime se mund të jetë vetëmbytur në rezervuarin e fshatit që ndodhet shumë pranë stanit të bagëtive, pronë e kësaj familje.

Vëllai i tij Dashnor Lame tregon se ai prej kohësh kishte probleme të shëndetit mendor por nuk largohej nga banesa ndërkohë që merrej me blegtori.

“E kemi kërkuar në çdo vend, themi mos është në rezervuar. Kemi kërkuar ndihmë nga policia”, tha ai.

Forcat polumbare kanë mbërritur në rezervuarin e Kamenicës dhe po kërkojnë për gjetjen e trupit të tij.