Prej 5 ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri është i zhdukur nën masivin e dheut që u shemb teksa po punonte me eskavator. Edhe pse kërkimet vijojnë pa ndërprerje ende nuk është gjetur trupi i pajetë i të riut.
Advertisements
I riu u rrëmbye bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit. Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur këtë të mërkurë pranë vendit ku po zhvillohen kërkimet. Siç mund të shihet edhe nga fotoja hapësira ku ka ndodhur rrëshkitja e dheut është shumë e madhe dukë vështirësuar gjetjen e të riut.
Advertisements
Nga pika 1 ku ndodhet fabrika dhe pak më poshtë pika 2, ku po punonte i riu pasditen e së shtunës janë mbi 7 kilometra deri në pikën 4, ku është pika fundore e mbetjeve, ku është gjetur edhe shasia e eskavatorit. Aktualisht forcat e kërkimit janë përqendruar në pikën 3, një hapësirë pyjore disa kilometra nga vendi ku Beshiri po punonte.
Nga kërkimet e deritanishme janë gjetur vetëm mbetje të mjetit eskavator me të cilin po punonte i riu. Kërkimet po bëhen me mjete të rënda, me krah nga ana e ushtrisë si dhe me anë të disa aparaturave që detektojnë trupa nën tokë.