Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, në SPAK. Gazetarja flet mbi dosjet e bujshme

by editor

Gazetarja Anila Hoxha publikoi sot detaje nga dosja e SPAK në lidhje me çështje të nxehta që lidhen edhe me ish-Presidentin Meta dhe Monika Kryemadhin.

Advertisements

“Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kthyer një përgjigje për letërporosinë e çështjes së lobimit. Po kryhen hetime edhe për ish-Presidentin, Ilir Meta.

Advertisements

Është kthyer përgjigje edhe nga Qipro për sa i takon kësaj çështjeje, por SPAK ka kërkuar shtesë përgjigjeje për avokatin që ndërmjetëson këtë çështje.

Është një emër shumë i njohur, është shtetas grek. Po pritet gjithashtu letërporosi përsa i takon edhe për zonjën Monika Kryemadhi. Për njërën prej tyre që ka të dhëna të plota, SPAK deklaroi në verë që menjëherë pasi të shihen shkresat, është vendosur që të pyetet Ilir Meta.

Shumë shpejt pritet të pyeten. Kjo ishte strategji e SPAK, për të pyetur këta persona vetëm pas të dhënave shtesë.

Deri në dhjetor priten ngjarje të bujshme. SPAK në 2019 mori stafetën dhe u hap për këtë arye, për të vënë pikat mbi i mbi korrupsionin, duke qenë se jemi një vend me nivel korrupsioni të lartë,” tha Hoxha në Top News.

Ndërohë, prej dy ditësh në rrjetet sociale po aludohet për largimin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga Shqipëri për shkak të hetimeve të SPAK. Deri më tani, Meta nuk ka reaguar për diçka të tillë, as Kryemadhi.

Blendi Fevziu pyeti mbrëmë Sali Berishën në “Opinion” nëse kishte folur me Metën gjatë kohëve të fundit, por ish-kryeministri tha se nuk kishte patur kontakt dhe nuk e dinte ku ndodhej.

Për të njëjtën gjë është pyetur sëfundmi edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj, i cili po ashtu tha se nuk e dinte se ku ndodhej duke theksuar se Meta ishte i lirë, të ikte dhe të vinte ku dhe kur të donte duke qenë se ishte kryetar i Partisë së Lirisë.

“Unë nuk e di ku është se unë nuk shkoj mbrapa Ilirit. Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë i cili ka lirinë të lëvizë të vijë të vejë, mund të jetë në Skrapar, mund të jetë në Tiranë. Unë e nuk e di.

Shiko kjo pyetje nuk ka lidhje sepse po shikoj diçka, përmbajuni objektit të këtij emisioni. Unë jam ftuar për çështjen Berisha. Nëse do të filloni të më pyesni ku ndodhet ky apo ai, pastaj, mund t’i shikosh, Shqipëria ka dy satellite”, tha Gjokutaj. /albeu.com

You may also like