Ilir Meta godet tavolinën me grusht: Tentuan të bllokonin llogaritë bankare! Kemi parimet e Bajo Topullit! Doni t’i provoni?!

by editor

Partia e Lirise duket se ka pasur probleme me veprimet financiare.

Advertisements

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa fliste pasdite në mbledhjen e Kryesisë, ka humbur qetësinë, teksa tregonte se është tentuar që t’i mbyllnin llogaritë bankare.

Advertisements

Duke përplasur disa herë dorën mbi tavolinë dhe duke ngritur zërin Meta tha se edhe nëse ia bllokojnë llogaritë, nuk bllokojnë dot Partinë e Lirisë.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është.Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

Më tej, Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë. “Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden’, tha kreu i PL.

Advertisements

“Unë jam detyruar t’ua them juve, pa ekspozuar bankën… në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë? Ja dhe e bllokuan llogaritë, do bllokojnë PL? Ilir Metën? Do fshehin aferat?Të Lulzim Bashës dhe Ramës? Kjo qenie e pështirë që ka marrë peng njerëz, PL… ne kemi parimet e Bajo Top! Kaq! Ta dinë mirë ata”, tha Meta ndër të tjera.

“Jua thash këtë për të kuptuar se ku ka arritur mafia, në përpjekje për të bllokuar PL. As kanë shanse.

Ata na e kanë hedhur se kishin korruptuar njerëzit tanë më të afërt, por tani beteja është ballore, e pamëshirshme. Kemi parimet e Bajo Topulli, doni t’i provoni? Kur të doni! Që sot! Që tani”, tha Meta më tej.

You may also like