“Ilnisa e pahijshme ndaj Rikes…”/ Arbër Çepani nuk kursen as shoqen e klasës: Meritoni po luan

by editor

Arbër Çepani ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku ka komentuar disa prej debateve të bëra së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Përveç Roza Latit, Arbri u shpreh se e ka shumë shoqe edhe Ilnisa Agollin, me të cilën ka qenë shok klase në fillore.

Advertisements

Çepani shprehet se sjellja e saj ndaj Rike Roçit është e pahijshme, ndërsa përsa i përket sjelljes së Meritonit, ai shprehet se në debatin me Julian Dedën foli shumë, më shumë sesa duhej, ndërsa në debatin e vajzave, nuk foli fare. Kjo taktikë e Meritonit, Abërit i duket interesante.“Fjalët që Ilnisa, që gjithashtu e kam shumë shoqe, e kam pasur në dy klasat e para fillore që kam bërë unë në Shqipëri, në gjithë sistemin arsimor në Shqipëri kam pasur Ilnisën në klasë, sigurisht që nuk ishte e hijshme ajo që tha kundrejt Rikes. Kur ndodhi “Lufta e tretë botërore” mes vajzave, Meritoni nuk u shpreh fare, nuk tha asnjë lloj fjale fare. Ai djalë duket interesant në këtë pikë, në mënyrën si po e luan lojën”, u shpreh Arbër Çepani.

You may also like