Një incident i rëndë është shënuar në qendrën e votimit nr. 3901 në Pogradec, ku eksponenti i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, ka sulmuar fizikisht komisionerin e Partisë Socialiste, Entin Gega.
Advertisements
Sipas raportimeve, Tollozhina ka goditur Gegën, duke e lënë të gjakosur, si dhe ka fyer një qytetare e cila ndodhej në ambientet e qendrës së votimit në momentin e ngjarjes.
Advertisements
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për këtë incident, por pritet që organet përgjegjëse të ndërhyjnë dhe të nisin hetimet për rrethanat dhe përgjegjësitë. Ngjarja ka ngritur shqetësime për mbarëvajtjen e qetë të procesit zgjedhor në këtë zonë.